Regjim i veçantë i trafikut nesër në Shkup për shkak të garës

Nesër me fillim në orën 17:00, do të mbahet një garë sportive rekreative nate në distancë 5 km dhe 21 km në komunën Qendër me titull „Centar Night Run“, me itinerar lëvizjeje nga rruga „Orce Nikolov" (pranë komunës Qendër), djathtas në rrugën „Franklin Ruzvelt", djathtas në bulevardin „Ilinden" deri te kryqëzimi me rrugën „Naum Naumovski Borçe", prapa në bulevardin „Ilinden", majtas në rrugën „Franklin Ruzvelt" deri te kryqëzimi me bulevardin „Partizanski Odredi", prapa në rrugën „Franklin Ruzvelt", djathtas në rrugën „Orce Nikolov", djathtas në bulevardin „Shën Klimenti Ohrodski" (korsi rrugore në drejtim veri – jug) deri te kryqëzimi me bulevardin „Partizanski Odredi", prapa në të njëjtën korsinë e bulevardit „Shën Klimenti Ohrodski", deri te kryqëzimi me bulevardin „Ilinden", prapa në të njëjtën korsinë e bulevardit „Shën Klimenti Ohrodski", djathtas në rrugën „Orce Nikolov", djathtas në rrugën „Naum Naumovski Borçe", majtas në rrugën „Mihail Cokov", përsëri majtas në rrugën „Mihail Cokov" dhe djathtas në rrugën „Orce Nikolov" deri te finishi.
Për këto arsye Njësia për sigurinë e trafikut rrugor do të marrë masa për regjim të veçantë të trafikut, ku trafiku do të ridrejtohet në rrugët përreth.
MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë urdhrat që japin punonjësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.



