E hënë, 2 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Avioni u rrëzua 14 kilometra larg rezidencës së Trump; nëntë të vdekur: zbuluar fjalët e fundit të pilotit

Të gjithë nëntë personat që ndodheshin në avion, vdiqën kur ai u rrëzua në një zonë banimi në shtetin amerikan të Floridës. Aksidenti ndodhi në qytetin Greenacres, në rrethin Palm Beach, vetëm 14 kilometra larg "Mar-a-Lago" – rezidencës së presidentit amerikan Donald Trump.

Avioni i tipit "Learjet" u rrëzua dje, rreth orës 12:50 sipas kohës lokale, duke u shndërruar në një top të madh zjarri. Aeroplani kishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar "Austin-Bergstrom" në Teksas dhe po udhëtonte drejt aeroportit "North Eleuthera" në Bahamas.

Në pamjet e aksidentit shihet se si avioni bie me shpejtësi, para se të shndërrohet në një top të madh zjarri pranë një rruge të frekuentuar. Sipas "Sky News", ai pothuajse shmangu automjetet që kalonin, dhe duket se kaloi me vështirësi edhe pranë shtëpive përreth.

X (Twitter)

PËRSHIKONI: Video e re tregon rrëzimin e avionit të biznesit Learjet 60 pranë West Palm Beach, Florida.

Avioni u shkatërrua plotësisht në momentin e përplasjes. Numri i viktimave i panjohur. https://t.co/l5JT9KEWnQ

— BNO News (@BNONews) 1 nëntor 2026

Shiko në X

Pilotët raportuan turbullira, ngrirje dhe reshje.
Avioni po fluturonte drejt lindjes në një lartësi prej 35,000 këmbësh (rreth 10,700 metra) kur pilotët raportuan turbullira, ngrirje dhe reshje, dhe kërkuan leje për të ngjitur edhe 2,000 këmbë shtesë (rreth 610 metra). Pak momente më vonë, avioni hyri në një rënie të shpejtë dhe të thellë, duke përshpejtuar jashtë kufijve të qëndrueshmërisë së tij strukturore, tregojnë regjistrimet e komunikimit me kontrollin e fluturimit dhe të dhënat e ndjekjes së fluturimit.

"Po zbresim me shpejtësi prej 8,000 këmbësh në minutë. Mayday, mayday, po zbresim me 10,000 këmbë në minutë. Do të godasim tokën", raportoi piloti. "Mayday" është një sinjal ndërkombëtar radio-telefonik që përdoret për të shpallur një emergjencë ku janë në rrezik jetë njerëzore.

Rreth 35 sekonda pas thirrjes së parë për ndihmë, mesazhi i fundit nga kabina e pilotit ishte: "Na po mbaron koha".

X (Twitter)

Një krater i madh është formuar në vendin e rrëzimit pasi avioni privat Learjet 60 u përplas në tokë pranë Palm Beach, Florida, SHBA. Regjistrimi i komunikimit me ATC është publikuar tani, duke ofruar një vështrim në momentet e fundit të avionit. https://t.co/GEUJhlQh5L

— The Nalanda Index (@Nalanda_index) 2 nëntor 2026

Shiko në X

Guvernatori: Dukej si një raketë që po binte
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, konfirmoi se të gjithë nëntë personat në avion humbën jetën, duke përshkruar aksidentin si "një tragjedi të tmerrshme". "Ju lutem, bashkohuni me mua në lutje për familjet dhe të afërmit e atyre që humbëm", tha ai.

Shkaku i aksidentit është ende subjekt hetimi. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, duke folur nga vendi i ngjarjes, e përshkroi aksidentin si një katastrofë të rëndë ajrore. "Dukej si një projektil që po binte, dhe la një krater të madh pranë rrugës", theksoi ai. Shtoi se mbetjet e avionit ishin shpërndarë në "një distancë të konsiderueshme". Fotografitë nga vendi i rrëzimit tregojnë dëmtime në një pjesë të rrugës dhe flakë në tokë. Jim Reynolds, zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar "Austin-Bergstrom", konfirmoi se bëhet fjalë për një avion privat, por nuk mundi të jepte menjëherë detaje për personat që ndodheshin në të. Dje në rajon binte shi i dendur, dhe Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë lëshoi paralajmërim për përmbytje.

Evakuim i rreth 600 personave
Një grua që punon pranë vendit të aksidentit deklaroi se në atë zonë nuk kishte energji elektrike për rreth dy orë pas rrëzimit të avionit. Autoritetet në rrethin Palm Beach evakuan rreth 600 persona nga kompleksi i afërt me shtëpi të montuara, ndërsa autoritetet federale po hetojnë shkakun e aksidentit. Autoritetet lokale njoftuan se rruga do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) do të dërgojë një ekip për të ndihmuar Bordit Kombëtar për Sigurinë në Transport (NTSB) në hetim, njoftoi sekretari Duffy.

Lajme të ngjashme