E diel, 18 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) KSHZ: Pjesëmarrja në Brvenicë deri në orën 15:00 është 31,17 përqind, janë dorëzuar shtatë ankesë

18.10.2026, 16:11

Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës deri në orën 15:00 është 31,17 përqind, dhe të drejtën e votës e kanë ushtruar 5.064 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, njoftoi zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Radica Todorovska Aleksovska.

Sipas të dhënave nga të gjitha 24 vendvotimet në komunë, votimi po zhvillohet pa pengesa, pa vështirësi të vërejtura, njoftoi Todorovska Aleksovska në konferencën për shtyp.

Në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2025, pjesëmarrja deri në orën 15:00 është rritur për 0,62 pikë përqindjeje. Në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve lokale të mëparshme kanë votuar 4.932 zgjedhës, ose 30,55 përqind e votuesve të regjistruar.

Todorovska Aleksovska informoi edhe për ankesat për mbrojtjen e të drejtës personale zgjedhore. Deri në momentin e konferencës për shtyp janë dorëzuar gjithsej shtatë ankesa, prej të cilave dy janë pranuar, duke u mundësuar votuesve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Një ankesë është refuzuar si e pabazuar, ndërsa katër të tjera janë në fazën e përpunimit.

Nga KSHZ njoftuan se informimi i ardhshëm për rrjedhën e votimit dhe pjesëmarrjen do të jetë në orën 18:30, me të dhëna nga bilanci i bërë deri në orën 18:00.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Lajme të ngjashme