Mourinho dënon targetimin e Mbappé: Keni Cityn, keni Ronaldon, por gjithmonë “godisni” Realin

Real Madrid nesër do ta presë Villarrealin, në raundin e tetë, në La Liga. Para ndeshjes, José Mourinho mbajti një konferencë për shtyp.
Kampionatet kombëtare kthehen pas një pushimi trejavor, për shkak të paraqitjeve të përfaqësueseve.
Në ndeshjen e parë, kundër Turqisë, u lëndua Kylian Mbappé, pas së cilës mediat ndoqën me kujdes çdo veprim të tij.
Ku ishte, çfarë bënte, kur stërvitej, me kë udhëtonte… José vendosi ta dënojë publikisht targetimin e lojtarit të tij më të mirë.
"Nëse i shikoni gjërat nga ky këndvështrim, nuk po i referohem askujt konkretisht, atëherë urime. Në fakt, mendoja se kishte mjaft material nga bota e futbollit në javët e fundit, por duket se nuk ishte mjaftueshëm. As mega rasti me Cityn, apo situata e vështirë në vendin tim me Cristiano dhe trajnerin. Kaq shumë raste që mund t'ju inkurajonin në punë, por nuk ishte mjaftueshëm. Real Madrid është Real Madrid dhe gjithmonë duhet të gjeni diçka", tha Mourinho dhe përfundoi për akuzat ndaj Mbappé:
"Ishin qesharake."
Portugezi pretendon se të gjithë kanë punuar shumë gjatë 20 ditëve të fundit dhe se klubi ka ndjekur çdo lojtar.
"Për mua, lojtari është lojtar, 24 orë në ditë. Nëse djemtë bëjnë diçka në jetën e tyre private, kjo gjithmonë ka pasoja. Futbollisti është gjithashtu një qenie njerëzore që mund të bëjë gabime këtu e atje, por gjithmonë ka ndjenjë përgjegjësie. Në këtë periudhë, lojtarët e Real Madridit kanë qenë shembullorë në sjelljen e tyre profesionale. Ata punuan për të qëndruar në formë. Gjithçka ishte përcaktuar në mënyrë perfekte dhe ne ndoqëm gjithçka. Çdo person që udhëtonte ndiqte udhëzimet… Edhe lojtarët e lënduar erdhën në Valdebebas, morën diagnozën dhe vazhduan me rikuperimin. Për shembull, Arda… i cili u lëndua në ndeshjen e fundit, i dhashë dy ditë pushim", shtoi portugezi.
Foto/ Depositphotos



