E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ronaldo pezulluar përkohësisht

10.10.2026, 16:11

Federata e Futbollit e Portugalisë e ka pezulluar përkohësisht Kristiano Ronaldon pas nisjes së procedurës disiplinore kundër tij për shkak të largimit nga kampi i përfaqësueses.

Ronaldo e la kampin e përfaqësueses së Portugalisë sepse, siç tha, trajneri Zhorzhe Zhezus "ka thyer fjalën e dhënë" me vendimin për ta mos futur në lojë në ndeshjen kundër Norvegjisë dhe me refuzimin për ta shpjeguar këtë në konferencën për shtyp.

Në njoftimin që e publikoi pas këtij veprimi, Ronaldo tha se pendohet për vendimin e tij për të lënë kampin e përfaqësueses, se dëshiron të vazhdojë të luajë për Portugalinë dhe se do të pranojë çdo dënim që do t’i shqiptojë federata e futbollit e vendit.

Federata e Futbollit e Portugalisë në njoftimin e saj theksoi gjithashtu se procedura është shpallur urgjente.

Ronaldo (41) është kapiten i gjatë i përfaqësueses portugeze dhe rekorder për numrin e paraqitjeve (234) dhe golave të shënuar (146).

Pas largimit të tij nga kampi, përfaqësuesja e Portugalisë fitoi ndaj Danimarkës dhe Norvegjisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.

Lajme të ngjashme