E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Tebas rrezikon pezullim pasi e krahasoi Realin me nazistët

22.10.2026, 23:38

Kryetari i La Ligës, Javier Tebas, mund të pezullohet për shkak të komentimeve ku e krahasoi mënyrën se si Real Madrid komunikon me publikun me propagandën naziste.

Këshilli i Lartë Sportiv i Spanjës (CSD) të enjten zyrtarisht e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative Sportive (TAD), e cila do të vendosë nëse ekzistojnë baza për nisjen e një procedure disiplinore kundër Javier Tebasit.

Javier Tebas në rrjetin "X" komentoi mënyrën se si Real Madrid komenton gjykimin dhe punën e La Ligës përmes televizionit të klubit të tyre.

Në atë rast, Tebas e krahasoi mënyrën se si Real komunikon me publikun me propagandën e nazistëve dhe teknikat që përdorte Joseph Goebbels.

Siç pritej, Reali reagoi me një deklaratë ku kërkoi dorëheqjen e Tebasit, dhe më pas CSD u përfshi në të gjithë çështjen dhe kërkoi nga Gjykata Administrative Sportive të përcaktojë nëse deklaratat e Tebasit përbëjnë shkelje të nenit 76.4 pika b të Ligjit për sportin.

Kjo dispozitë përcakton veprimet publike që dëmtojnë reputacionin dhe dinjitetin e sportit si shkelje serioze.

Nëse TAD konstaton se Tebas ka bërë shkelje, kreu i La Ligës do të përballet me një paralajmërim publik, gjobë prej 600 deri në 3,000 euro ose madje edhe ndalim për të ushtruar detyra sportive për periudhën nga 30 ditë deri në dy vjet.

Tebas komentoi për këtë situatë dhe vlerësoi se CSD mbetet i qëndrueshëm në dëshirën e tij për të gjetur një arsye për ta pezulluar ose larguar nga detyra.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme