Reali kërkoi dorëheqjen e presidentit të La Ligës pasi i krahasoi me nazistët

Presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas, shkaktoi një skandal të paprecedent në futbollin evropian pasi publikisht krahasoi strategjinë mediatike të Real Madridit me metodat propagandistike të Joseph Goebbels dhe regjimit nazist.
Arsyeja për reagimin e 64-vjeçarit ishin akuzat e shpeshta nga "Santiago Bernabeu" ndaj organeve gjyqësore dhe disiplinore, përfshirë reagimin e ashpër ndaj pezullimit katër ndeshjesh të Vinicius Junior për shkak të incidentit kundër Villarrealit.
Kreu i La Ligës u shpreh në faqen e tij zyrtare në rrjetin social "X" dhe dënoi ashpër raportimin e kanalit zyrtar të klubit të Madridit:
"Drejtuesit e Real Madridit dirigjojnë një orkestër ndërhyrësish, dhe 'Real Madrid TV' është përfaqësuesi i tyre më i shquar. Rezultati i tyre është gjithmonë i njëjtë – të zgjedhin lëvizje në favor të tyre, të përsërisin ankesa, të nxisin dyshime dhe të tregojnë armiq. Kjo metodë ngjan me mekanizmat propagandistikë që përdorte Joseph Goebbels, ministri i propagandës i Gjermanisë naziste. Përsëritje sistematike, ndërtim armiqsh dhe nënshtrim i fakteve ndaj narrativës."
Reagimi i drejtuesve të "klubit mbretëror" erdhi sa më shpejt të ishte e mundur përmes një deklarate zyrtare ku fjalët e Tebasit u cilësuan si absolutisht të papranueshme dhe të papajtueshme me neutralitetin institucional.
Real Madrid kërkoi dorëheqjen e tij të menjëhershme nga pozicioni i presidentit të La Ligës dhe nënkryetarit të Federatës Spanjolle të Futbollit, duke shfrytëzuar rastin për të hapur sërish çështjen "Negreira" dhe për të kërkuar një reformë të plotë të sistemit gjyqësor në vend.
Foto/ Depositphoto



