(Video) Vinicius si Kalimero: Nuk ka drejtësi, vetëm unë gjithmonë marr kartonë

Vinicius i kërkoi falje Real Madridit dhe u ankua për standardet e dyfishta të gjyqtarëve pas përjashtimit të çuditshëm në fitoren minimale të "klubit mbretëror" ndaj Villarrealit.
Përfaqësuesi brazilian, për një arsye krejtësisht të paqartë, tërhoqi për flokësh lojtarin e "nënmarinës së verdhë", Nathan Saliba. Pas kontrollit të VAR-it, gjyqtari i tregoi kartonin e kuq direkt në minutën e 72-të.
Në këtë mënyrë, goli që shënoi në vazhdim të aksionit, vetëm 20 minuta pas hyrjes në fushë në pjesën e dytë, u anulua.
Më pas Vinicius dërgoi një falje të shkurtër për klubin e tij përmes rrjeteve sociale – "Gëzimi vazhdon, i kërkoj falje ekipit dhe tifozëve".
Në vend që të qëndronte vetëm me falje, 26-vjeçari u ankua për kriteret e gjyqtarëve, së bashku me një seri situatash të bashkëngjitura ku pretendonte se ishte dëmtuar.
"Kush mori kartonë të verdhë dhe të kuq këtu? Vetëm Vinicius, çfarë padrejtësie!"

Foto/ Depositphotos



