E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Mekanikët pretendojnë se kanë bërë makinën më të gjerë në botë, prerë “ford” në mes dhe e kanë zgjeruar

10.10.2026, 17:11

Ekipi amerikan nga kanali në YouTube "Prop Department" ka prerë një "ford festiva" të vjetër në gjysmë gjatësi dhe e ka zgjeruar në rreth tre metra, transmeton "Telegrafi". Autorët e paraqesin atë si "makinën më të gjerë që lejohet të vozitet në rrugët publike".

Për modifikimin e pazakontë kanë përdorur pjesë nga makina të tjera, përforcime çeliku dhe komponentë të prodhuar me printer 3D. Mjeti ka dy timona, 14 mbajtëse gotash, kondicioner dhe mund të arrijë shpejtësi më të madhe se 110 kilometra në orë.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon
<span data-mce-type=”bookmark” style=”display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;” class=”mce_SELRES_start”></span>

Për shkak të gjerësisë jo standarde, autorët kanë siguruar leje dhe sigurim të veçantë për vozitje në rrugët publike. Në testimin e parë dy-ditor kanë kaluar më shumë se 640 kilometra. Policia i ka ndaluar disa herë, por pas kontrollit të dokumentacionit u lejoi të vazhdojnë.

Lajme të ngjashme