E mërkurë, 21 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Rreth tyre tym dhe trazira, ndërsa ata me valixhe ecin nëpër Paris

21.10.2026, 20:48

Dy turistë me valixhe u bënë hit në rrjetet sociale pasi u filmuan duke lëvizur qetësisht nëpër rrugët e Parisit, ndërsa rreth tyre zhvilloheshin protesta dhe trazira.

Në video shihen dy gra, njëra me valixhe rozë dhe tjetra me blu, duke kaluar nëpër një rrugë të mbushur me tym, objekte të djegura dhe njerëz që vrapojnë në drejtime të ndryshme. Pavarësisht kaosit, turistet vazhdojnë të ecin, dukshëm më të shqetësuara për destinacionin e tyre sesa për ngjarjet përreth.

Videoja u bë shpejt virale, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale talleshin duke thënë se gratë duket se nuk kanë ndërmend të lejojnë trazirat t’u prishin udhëtimin e planifikuar prej kohësh.

Facebook · klikoni për të ngarkuar postimin

"Kur rezervon nëntë muaj më parë", shkroi një përdorues, ndërsa një tjetër pyeti: "Zonja, si nuk ju gjeti navigacioni një rrugë tjetër?"

Disa e krahasuan skenën me serialin "Emily në Paris", ndërsa të tjerë supozuan se gratë po përpiqeshin të arrinin në hotel, stacion hekurudhor ose aeroport. Megjithatë, nuk dihet saktësisht ku po shkonin.

Videoja u komentua edhe nga tiktokeri amerikan Mark Kay, i cili u tall duke thënë se dy turistet nuk do të lejojnë që "një revolucion i vogël francez" t’u prishë pushimet.

"Këto gra paguanë shtatë netë në Paris dhe do të kalojnë shtatë netë atje, edhe nëse vetë Parisi mund të ketë vetëm katër netë të mbetura", tha ai.

Kay shtoi se turistet dukeshin më të nervozuara nga fakti që "Google Maps" i ridrejtonte vazhdimisht për shkak të makinave të djegura sesa nga protestuesit përreth tyre.

"Vendndodhja ishte e shkëlqyer. Dyqane, restorante dhe rënia e civilizimit perëndimor – gjithçka në distancë ecjeje", tallesh tiktokeri, duke imagjinuar se çfarë recensioni do të linin gratë për akomodimin.

Komentet e tij rritën edhe më shumë popullaritetin e videos, e cila tërhoqi vëmendje për qetësinë e pazakontë të turistëve mes trazirave në kryeqytetin francez.

Lajme të ngjashme