E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zbulohet katër anije luksoze që dyshohet se lidhen me Kim Jong Un

20.10.2026, 10:59

Fotografitë e reja satelitore zbulojnë katër anije luksoze pranë qytetit verikorean Wonsan, të cilat besohet se i përdorin udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe familja e tij, njoftoi BBC.

Anija më e madhe është rreth 80 metra e gjatë, dhe në kuvertën e saj ndodhet një pishinë 50 metra e gjatë, me katër pista për not dhe katër rrëshqitje uji. Sipas BBC-së, vlera e saktë e anijeve nuk dihet, por jahtet luksoze të ngjashme në treg kushtojnë nga dhjetëra miliona deri mbi 100 milionë dollarë.

X (Twitter)

Një jaht me një pishinë 50 metra dhe rrëshqitje uji: imazhe satelitore zbulojnë kompleksin luksoz të pushimeve të Kim Jong-un në Korenë e Veriut https://t.co/QXT26ZPplM

— BBC News Mundo (@bbcmundo) 18 tetor 2026

Shiko në X

Jahti ka qenë në mirëmbajtje në një anije ndërtimore për muaj me radhë, dhe që nga korriku është vërejtur përsëri në ujërat pranë gadishullit Kalma, afër vilës private që përdor familja e Kim.

Analiza e fotografive satelitore nga BBC ka treguar se në zonë janë vërejtur edhe tre anije të mëdha, me gjatësi rreth 50, 55 dhe 60 metra. Besohet se të gjitha lidhen me udhëheqjen verikoreane, megjithëse pronësia e tyre nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Wonsan është i njohur si një vendpushim i elitës verikoreane, dhe në vitin 2025 aty u hap një kompleks i madh turistik. Megjithatë, qasja për turistët e huaj mbetet e kufizuar.

Lajme të ngjashme