Mickoski: Rritja e BPV-së është në vijë të ngritur prej 3.8%, kjo është përsëri një lajm i keq për opozitën, DZS publikoi shifrat përfundimtare

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske lidhur me shifrat më të fundit në prodhimin industrial dhe koment për raportin e rishikuar për 2024 dhe 2025 për rritjen, deklaroi se kjo është përsëri një lajm i keq për opozitën.
„Ne me të gjitha këto projekte që i punojmë dhe këta tregues pozitivë që shfaqen, kemi lajme të këqija për opozitën. Ata do të gëzoheshin nëse ne do të mund të fundoseshim në atë moçal politik në të cilin ata e lanë vendin, në mungesë idesh, shtet të shkatërruar, të plaçkitur, të anuluar, ekonomi dhe qytetarë. Ne përpiqemi për më shumë se dy vjet t’i konsolidojmë të gjitha këto dhe më në fund ja, treguesit e parë dalin në skenë. Zyra Shtetërore e Statistikave publikoi shifrat përfundimtare për vitin 2024 për rritjen e produktit të brendshëm bruto dhe shifrat e rishikuara për vitin 2025. Të dyja të dhënat janë në vijë të ngritur, 3.8%."
Për vitin 2024, siç tha Mickoski, rritja është rregulluar nga 3% në 3.8%, dhe në vitin 2025 nga 3.5% në 3.8%.
„Por ajo që është më e rëndësishme, qëllimi ynë si Qeveri ishte që produkti nominal i brendshëm bruto në fund të mandatit të kësaj Qeverie të arrijë 20 miliardë dollarë, kjo tashmë është arritur në vitin 2025. Kështu që këtë vit rritemi edhe më shpejt dhe duam të arrijmë, tani kemi një ambicie të re, planifikojmë në 22 miliardë dollarë, por të shohim tani si do të jetë ky vit. Deri tani gjysma e parë është mbi pritjet, si do të jetë më tej, do të shohim."
Sipas Mickoskit, është inkurajuese të dhëna se edhe prodhimi industrial në muajin shtator, që është muaji i fundit i tremujorit të tretë, është rritur për 2.4%.
„Dhe tani në tremujorin e tretë kemi prodhim industrial të rritur, në kushte kur kemi pothuajse një luftë të tretë botërore të padukshme, të heshtur që po ndodh në botë, për shkak të çështjes së energjenteve që po ndodh. Dhe në kushte kur kemi kërkesë të reduktuar për shkak të tregjeve dhe financave, por edhe atyre që lidhen me konsumimin te partneri ynë më i madh tregtar, që është Bashkimi Evropian. Kështu që nuk mund të them se jam i pakënaqur. Jam i kënaqur. Gjithmonë mund edhe më mirë dhe po shkojmë më mirë, por ky është rezultati më i mirë në rajon dhe një nga më të mirët në Evropë, që përfaqëson përsëri një lajm të keq për opozitën tonë që do të ishte më e lumtur dhe do të gëzohej nëse ne do të fundoseshim në moçalin politik që ata përpiqen ta imponojnë."



