E mërkurë, 28 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Levica: DPMNE refuzoi amendamentin për mbështetjen e bizneseve të vogla dhe sipërmarrjes

Levica paraqiti një amendament në ribalancimin e Buxhetit me të cilin kërkoi rritje të fondeve për mbështetje financiare të sipërmarrjes, hapjen e bizneseve të reja dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Amendamenti u refuzua nga DPMNE, njoftojnë nga kjo parti.

Në arsyetimin e tij, deputeti nga Levica Amar Mecinoviq theksoi se ekzistojnë indikacione serioze që gjatë vitit të kaluar nuk kanë funksionuar programet e rregullta të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrjes së Republikës së Maqedonisë (APPRM), përfshirë edhe modulet për mbështetje në hapjen e bizneseve të vogla dhe programin e mentorimit për përdoruesit e mbështetjes shtetërore.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

Bëhet fjalë për, siç shpjegojnë nga partia, një nga programet e rralla afatgjata që prej vitesh ndihmon qytetarët të fillojnë biznesin e tyre dhe të krijojnë kushte për pavarësi ekonomike. Sipas të dhënave të përmendura nga Mecinoviq, mbi 80% e ndërmarrjeve që kalojnë modulet e APPRM vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas tre vjetësh.

Në kushte të stagnimit të pagave, rritjes së shpenzimeve të jetesës dhe kushteve gjithnjë më të pafavorshme për punëtorët e rinj, mbështetja për bizneset e vogla dhe zanatçinjtë, siç vlerësohet, duhet të jetë prioritet.

"Në vend që të investohet tek sipërmarrësit vendas, DPMNE refuzoi të sigurojë fondet shtesë të kërkuara.

Levica paralajmëron se ky qasje shtyp iniciativat për pavarësi ekonomike dhe i shërben politikave që vendosin interesat e kapitalit të madh përpara nevojave të qytetarëve. Ndërsa ndërmarrjet e vogla luftojnë për mbijetesë, Qeveria dështon të mbështesë programe që mund të krijojnë vende të reja pune dhe të forcojnë ekonominë vendase".

Levica kërkon nga institucionet përgjegjëse të përgjigjen pse programet e APPRM nuk zbatohen në masën e parashikuar dhe pse refuzohen fonde shtesë për mbështetjen e sipërmarrjes vendase.

Lajme të ngjashme