Kremlini paralajmëron: Udhëtimi në Evropë është i rrezikshëm për qytetarët rusë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, vlerësoi se udhëtimi në Evropë në këtë moment është i rrezikshëm për shtetasit rusë.
„Vizitat në vendet evropiane në këtë moment janë të rrezikshme për shtetasit rusë. Këtë mund ta them me plot siguri dhe përgjegjësi“, deklaroi Peskov në një intervistë për platformën ruse „Vesti“, transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Deklarata e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin është një koment mbi rekomandimin më të fundit të drejtuar ndaj qytetarëve rusë.
Rekomandimi u lëshua pasi në Mal të Zi, për shkak të kërcënimit për sigurinë kombëtare, u arrestuan Mihail Zvincuk dhe katër bashkëpunëtorët e tij.
Zvincuk është administrator i kanalit „Ribar“ (Rybar) në Telegram, njofton agjencia TASS.



