E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kryetari i Kievit: Sot bëhet fjalë për mbijetesë – ata që mund, duhet ta lënë qytetin

09.10.2026, 08:59

Kryetari i Kievit, Vitali Kliczko, paralajmëroi se sulmet e përforcuara ruse ndaj kryeqytetit ukrainas rrezikojnë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje para fillimit të dimrit. Në një deklaratë për "France Presse", ai theksoi se sulmet ruse ndaj ndërtesave dhe infrastrukturës kritike e vështirësojnë ndjeshëm jetën e përditshme.

"Çdo ditë sjell raporte të reja për ndërtesa të shkatërruara dhe njerëz të plagosur ose të vrarë tragjikisht ndërsa bombardimet e qytetit tonë intensifikohen. Sot, bëhet fjalë për mbijetesë", deklaroi Klicko.

Sipas raporteve të "France Presse", Rusia në javët e fundit ka intensifikuar sulmet me raketa dhe ato me dronë ndaj Kievit, duke synuar ura dhe kapacitete energjetike.

Sulmet e shpeshta ndaj rrjetit ukrainas të energjisë elektrike shkaktojnë ndërprerje në furnizim me rrymë dhe rrisin shqetësimet për kushtet gjatë dimrit të ardhshëm. Dimrin e kaluar, disa banorë të Kievit qëndronin për ditë pa ngrohje ose energji elektrike ndërsa temperaturat binin deri në -20 gradë Celsius.

Klicko i bëri thirrje qytetarëve që kanë mundësi të konsiderojnë qëndrimin e përkohshëm tek miqtë ose të afërmit jashtë kryeqytetit. Megjithatë, ai theksoi se nuk po thërret për evakuim të plotë të Kievit.

"Kjo është qëllimi i Putinit – që të gjithë ta lëmë qytetin dhe t'i dorëzojmë Kievin dhe vendin tonë", tha ai, duke sqaruar se po i referohej presidentit rus Vladimir Putin.

Ministria ruse e Mbrojtjes të mërkurën njoftoi se forcat e saj kanë kryer "sulme masive" ndaj kapaciteteve ushtarakë-industriale në Kiev dhe në rajone të tjera ukrainase.

Ukraina për muaj me radhë përballet me mungesë të pajisjeve për mbrojtje ajrore, gjë që e vështirëson përgjigjen ndaj sulmeve ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski dhe funksionarë të tjerë të lartë vazhdimisht bëjnë thirrje për dërgim të pajisjeve ushtarake shtesë dhe ndihmë ndërkombëtare për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Lajme të ngjashme