E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Kurrë nuk do ta harrojmë këtë“ – Trump u zemërua me Norvegjinë për çmimin Nobel

10.10.2026, 09:28

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi ashpër vendimin që Çmimi Nobel për Paqe të mos i jepet atij, duke e vlerësuar atë si të turpshme dhe fyese dhe duke pretenduar se ajo përfaqëson një "njollë të përhershme" për Norvegjinë.

Trump e tha këtë në një tubim parazgjedhor në Sirakuza, në shtetin amerikan të Nju Jorkut, disa orë pas shpalljes se Çmimi Nobel për Paqe i këtij viti iu dha Navi Pillay, ish-gjyqtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila mbikqyri raportin e Kombeve të Bashkuara ku përfundonte se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.

"Kjo është një njollë e përhershme për Norvegjinë dhe për njerëzit që morën një vendim kaq të turpshëm dhe fyese", tha Trump.

Ai e quajti Pillay "një person misterioz", duke pretenduar se publiku nuk e di se kush është ajo.

Presidenti amerikan renditi disa konflikte për zgjidhjen e të cilave pretendon se ka kontribuar, përfshirë parandalimin e luftërave midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, Japonisë dhe Koresë së Veriut, si dhe Kinës dhe Tajvanit.

Trump vlerësoi se Çmimi Nobel për Paqe ka humbur kredibilitetin për shkak të, siç tha, "disa ideologëve radikalë" që janë kundër demokracisë dhe janë "armiq të civilizimit".

"Mesazh për Norvegjinë: Kurrë nuk do ta harrojmë këtë", tha Trump.

 

Lajme të ngjashme