Medvedev: Në Evropë është shpallur gjueti ndaj rusëve

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitrij Medvedev, komentoi arrestimin e pronarit të kanalit në Telegram "Ribar", Mihail Zvincuk në Mal të Zi, duke thënë se "është shpallur gjueti ndaj rusëve" në Evropë.
"Të tonët, natyrisht, ecin pa arsye nëpër vendet evropiane. Edhe me qëllime të mira dhe objektiva të rëndësishme. Potencialisht është shpallur gjueti ndaj të gjithë rusëve (theksoj – të gjithë)", tha Medvedev.
Ai shtoi se në situata të tilla, sipas tij, as vizat, as ftesat, as garancitë e tjera nuk ndihmojnë.
"Ata mund të arrestojnë këdo, veçanërisht nëse thonë të vërtetën për vendet perëndimore, BE-në dhe regjimin neonazist banderovist", deklaroi Medvedev.
Funksionari rus vlerësoi se Moska mund të përdorë arrestimin e qytetarëve të vendeve evropiane dhe SHBA-së për një shkëmbim të mundshëm me rusët e arrestuar.
Mediet në Podgoricë më parë raportuan se Zvincuk, gruaja e tij Valerija dhe tre bashkëpunëtorë janë ndaluar në Risno, si pjesë e një operacioni të shërbimeve malazeze të drejtuar ndaj personave që dyshohen se janë të lidhur me rrjetin rus "Ribar".
Kryeministri malazez Milojko Spajiç konfirmoi arrestimin e Zvincuk dhe në rrjetin social X deklaroi se Mali i Zi "mbron interesat e tij dhe se askush nuk do të rrezikojë të ardhmen evropiane të Malit të Zi", transmetojnë mediat.



