Merç i zemëruar nga vizita e Schrëder te Putini: Jashtëzakonisht amorale

Kancelari gjerman Friedrich Merç është "thellësisht i zemëruar" nga vizita e ish-kancelarit Gerhard Schrëder në shtëpinë e Vladimir Putinit, ku këtë javë u festua ditëlindja e presidentit rus, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.
Schrëder, i cili ishte kancelar nga viti 1998 deri në 2005, është përballur me kritika në Gjermani dhe jashtë saj për lidhjet e tij me rrethin e biznesit rus dhe Putinin. Ai ka mbajtur këto lidhje pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës në 2022 dhe valëve të sanksioneve perëndimore që pasuan.
"Putini është i vetmi përgjegjës për luftën në Ukrainë. Urdhërat e tij janë shkaku i vuajtjeve të pallogaritshme, viktimave civile, familjeve të ndara, të vdekurve dhe të plagosurve," tha zëdhënësi, sipas Reuters.
"Kancelari beson se pjesëmarrja e zotit Schrëder në një festë të tillë është jashtëzakonisht amorale."
Putini mbushi 74 vjeç të enjten.
Schrëder (82) dhe gruaja e tij So-Jon Schrëder-Kim, e cila herë pas here menaxhon komunikimet e tij me publikun, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment nga Reuters.



