E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Pasuria e Elon Musk u ul për gati 25 miliardë dollarë pas fitores së demokratëve

Pasuria e miliarderit amerikan Elon Musk u ul për gati 25 miliardë dollarë pas zgjedhjeve për Kongresin e SHBA-së, ku demokratët fituan shumicën në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, njoftoi "LADbible".

Musk, i cili pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme me presidentin amerikan Donald Trump, mbështeste republikanët në zgjedhje, pësoi një humbje të konsiderueshme pas rënies së vlerës së aksioneve të kompanive të tij.

Sipas të dhënave të publikuara, aksionet e "Tesla" ranë për 2.59 për qind, dhe të "SpaceX" për 2.06 për qind, ndërsa ulja totale e pasurisë së tij të vlerësuar ishte 24.8 miliardë dollarë.

Musk reagoi ndaj rezultateve të zgjedhjeve me një postim ironik në rrjetin e tij social X.

"Duket se lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje këtë herë nuk funksionuan", shkroi ai, duke aluduar në teoritë e pabaza të komplotit për ndërhyrje të supozuar në zgjedhjet amerikane të mëparshme përmes rrjetit të tij satelitor "Starlink".

X (Twitter)

Supozoni që lazerët e mi hapësinorë për ndërhyrje në zgjedhje nuk funksionuan këtë herë 🤷‍♂️

— Elon Musk (@elonmusk) 4 nëntor 2026

Shiko në X

Pavarësisht humbjes, Musk mbetet njeriu më i pasur në botë. Sipas shifrave të transmetuara nga "LADbible", pasuria e tij vlerësohet rreth 900 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme