Picula: Vuçiç po bëhet gjithnjë e më nervoz, ka frikë nga ajo që mund t’i ndodhë në Serbi

Eurodeputeti kroat Tonino Picula deklaroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç tregon shenja të nervozizmit të shtuar para zgjedhjeve në Serbi, duke vlerësuar se ai ka frikë nga pasojat e mundshme për të në vend.
„Vuçiç, pajtohem, tregon të gjitha shenjat e nervozizmit të shtuar këtë herë. Ai, mbi të gjitha, ka frikë nga ajo që mund t’i ndodhë në Serbi“, tha Picula.
Duke iu referuar akuzave se Kroacia ndërhyn në procesin zgjedhor në Serbi, eurodeputeti kroat i hodhi poshtë këto pretendime.
Picula foli edhe për zhvillimin politik të Serbisë që, sipas tij, do të ishte në interes të Kroacisë.
„Duhet të kemi parasysh edhe pamjen më të gjerë, dhe kjo është se interesi kroat është që një ditë të ketë një Serbi më të qëndrueshme dhe më demokratike në rrugën evropiane“, deklaroi ai.
Shtoi se një zhvillim i tillë duhet të jetë në interes edhe të Serbisë vetë, por theksoi se për të ardhmen e vendit vendosin qytetarët e tij.
„Kjo është diçka për të cilën vendosin qytetarët e Serbisë dhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, por në çdo kuptim jashtëzakonisht të rëndësishme, që do të mbahen më 25 tetor“, theksoi Picula.



