E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Policia gjermane heton vdekjen e zv/kryeministrit bavarez, po verifikohet nëse është përfshirë një person i tretë

Policia gjermane ka hapur hetim për vdekjen e zv/kryeministrit bavarez, Hubert Aivanger (55), i cili dje mbrëma u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në kryeqytetin gjerman.

Qëllimi është të përcaktohet shkaku dhe rrethanat e vdekjes, si dhe të përjashtohet përfshirja e mundshme e një personi të tretë, njoftuan policia dhe prokuroria.

Sipas mediave gjermane, deri tani nuk ka indikacione që vdekja të jetë pasojë e një vepre penale. Në vendin e ngjarjes po mblidhen prova, dhe pritet të urdhërohet edhe autopsia. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Aivanger kishte udhëtuar në Berlin për të marrë pjesë në hapjen e zyrës së partisë "Zgjedhësit e Lirë", partisë që ai drejtonte. Megjithatë, ai anuloi pjesëmarrjen pasi nuk ndihej mirë. Më vonë u bë i paarritshëm, dhe më pas u gjet i vdekur në dhomën e hotelit.

Kryeministri bavarez Markus Zeder shprehu tronditje të thellë për vdekjen e papritur të zëvendësit të tij, duke e cilësuar atë një tragjedi të tmerrshme.

Lajme të ngjashme