Seri kërcënimesh me bomba në shkolla në Serbi, mësimi ndërpritet në disa qytete

Shkollat në Serbi sot morën kërcënime për bomba të vendosura. Nxënësit u evakuuan, ndërsa ekipet policore po kryejnë kontroll në objektet.
Në Leskovac u evakuuan nxënës nga pesë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme. Drejtoria lokale e policisë konfirmoi se kërcënimet, ashtu si në rastet e mëparshme, ishin dërguar përmes postës elektronike. Ndër institucionet ku është ndërprerë mësimi janë Shkolla Muzikore në Leskovac dhe Shkolla Fillore "Svetozar Markoviq" në Vucje.
Që nga mëngjesi, raporte për vendosje të pajisjeve shpërthyese kanë ardhur edhe në shumë shkolla fillore dhe të mesme në Rajonin e Baçkës së Jugut. Mesazhet janë dërguar në adresat zyrtare elektronike të shkollave.
Mësimi u ndërpre edhe në disa shkolla në Beograd. Në Novi Sad, për shkak të një kërcënimi të ngjashëm, u evakua Shkolla Fillore "Vuk Karadžić".



