E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Avioni ngeci nën urë pranë Bukureshtit

10.10.2026, 20:40

Një skenë e pazakontë është vërejtur në rrugët e Rumanisë, ku një avion pasagjerësh që nuk është më në përdorim ngeci nën një urë ndërsa po transportohej drejt një hapësire lojrash për fëmijë.

Avioni u transportua në natën mes të enjtes dhe të premtes nga aeroporti ndërkombëtar "Henri Coandă" në Otopeni drejt qytetit Voluntari, ku duhej t'i jepet një përdorim i ri si pjesë e një hapësire rekreative për fëmijë, raporton gazeta serbe "Telegraf".

Për shkak të dimensioneve të mëdha të ngarkesës, transporti u krye me një mjet special dhe shoqërim policor, me një shpejtësi prej rreth 10 kilometra në orë.

X (Twitter)

✈️Boeing 737, avioni që për vite me radhë kaloi mbi re, këtë herë nuk mundi të kalojë nën urën rrugore!

📍Trupi i avionit pasagjerësh të dalë jashtë përdorimit, i transportuar nga Aeroporti Otopeni drejt hapësirës së lojërave për fëmijë në Voluntari, ngeci nën urën hekurudhore pranë Balotești.

🛫Avioni me gjatësi 38 metra dhe peshë 60 tonë, pasi shkaktoi bllokim të trafikut, u tërhoq në parkun në Strada Gării.

📌Pas rregullimeve teknike në pajisjet e transportit, planifikohet që udhëtimi i avionit drejt Voluntarit të vazhdojë përsëri.

📌Pamjet e ngjarjes u bënë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar edhe komente ironike si "Çfarë kërkonte ura aty?!" #Rumani #Boing #DN1 #Bukuresht #avion #urë #voluntari #pod #trafik #bllokuar #aeroport #otopeni #avion #pod #dn1 #aeroporti #HenriCoanda #Balotești #Rumani #viral #temë

— Romanya Haber (@romanya_haber) 9 Tetor 2026

Shiko në X

Sidoqoftë, pavarësisht përgatitjeve paraprake, konvoja hasi në problem pranë Balotești, kur trupi i avionit ngeci nën një urë hekurudhore.

Në pamjet që u përhapën në rrjetet sociale shihet avioni pa krahë, i ngecur nën urë, ndërsa mjete të tjera lëvizin pranë tij.

Transporti u ndërpre përkohësisht, dhe avioni u zhvendos në një hapësirë parkimi. U parashikua që udhëtimi drejt Voluntarit të vazhdojë pas përshtatjeve teknike të pajisjeve të transportit.

Edhe pse krahët u hoqën për të zvogëluar dimensionet, transporti i avionit u tregua si një operacion i ndërlikuar për shkak të kufizimeve në lartësinë e kalimeve rrugore.

Lajme të ngjashme