E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Andonovski: Në tetor realizuan rekord 20 milionë transaksione në platformën për interoperabilitet

Tetori është muaji më i suksesshëm deri më tani në lidhje me përdorimin e platformës për interoperabilitet. Ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski sot njoftoi se janë realizuar rekord 20 milionë transaksione.

"Për krahasim, kjo do të thotë se realizohen pothuajse 650,000 transaksione në ditë, ndërsa në vitin 2024 ka pasur rreth 700,000 transaksione në muaj. Kjo do të thotë se sot arrijmë numrin e transaksioneve që më parë realizoheshin për një muaj të tërë. Ky rritje reflektohet edhe në përdorimin e portalit të shërbimeve. Në portalin e shërbimeve elektronike janë regjistruar 30,040 shërbime që është rekord i ri pas 29 mijë të regjistruara në shtator. Në këto 30 mijë transaksione, kryesojnë shërbimet e disponueshme përmes aplikacionit mobil m.Uslugi." - deklaroi Andonovski para edicionit të 9-të të konferencës rajonale për e-tregti, që po mbahet në Shkup.

Këtë javë ministri pret të publikohet edhe versioni i dytë i aplikacionit me përmirësime shtesë.

"Kjo është vetëm fillimi. Unë edhe në momentin e lansimit thashë se bëhet fjalë për një fillim të ri të marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit. Më gëzon që më shumë se 30,000 bashkëqytetarë tanë tashmë e kanë njohur aplikacionin dhe janë përdoruesit e tij. Kjo reflektohet edhe në rritjen e përdorimit të portalit. Pres që në periudhën në vijim, me futjen e shërbimeve të reja dhe pranimin më të gjerë të aplikacionit, ai të marrë një vend të rëndësishëm në marrëdhënien mes shtetit dhe qytetarit" – theksoi Andonovski.

Për vizitën në Bon, ku ishte së bashku me kryeministrin Kristian Mickoski, ministri sot deklaroi se pjesa më e madhe e bisedave kishin të bënin me transformimin digjital dhe kishin mundësi të njiheshin me përvojat e "Deutsche Telekom", veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike.

"Ata disponojnë me një qendër për siguri kibernetike, e cila shërben kompanitë brenda grupacionit, por edhe klientë të tjerë në Evropë dhe botë. Po bëjmë përpjekje për të tërhequr investime të tilla edhe në Maqedoni. E dini që shteti ka pjesëmarrje në "Makedonski Telekom", dhe qëllimi është të shohim se si investimet dhe njohuritë e tilla mund t’i transferojmë edhe tek ne. Duam të krijojmë kompani të reja që do të merren me sigurinë kibernetike dhe t’u ndihmojmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë edhe pjesëmarrësit e kësaj konference, të forcojnë kapacitetet e tyre në procesin e transformimit digjital dhe të jenë të sigurt dhe të mbrojtur" – deklaroi Andonovski.

Lajme të ngjashme