E shtunë, 31 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Duhej të ekzekutohej, por mbijetoi: Krista Pajk zbulon pasojat që i la përpjekja për ekzekutim

Amerikania Krista Pajk (50), e dënuar me vdekje për vrasjen brutale të 19-vjeçares Kolin Slemer, pretendon se edhe një muaj pas përpjekjes së dështuar për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës përballet me pasoja serioze fizike dhe psikike. Përpjekja për ekzekutimin e dënimit me vdekje u bë më 30 shtator në shtetin amerikan të Tenesit, por Pajk mbijetoi, transmeton Bi-Bi-Si.

Në deklaratën e publikuar nga avokatët e saj, ajo përshkroi se u zgjua në spital, e hutuar dhe me dhimbje të forta.

„Asnjë moment nga ajo natë nuk kaloi pa ndjerë dhimbje. Më dhemb trupi, duart dhe fytin. Ende flas me vështirësi, dhe dhimbja nuk është vetëm fizike. Ndihem e dhimbshme edhe në mendje dhe në shpirt“, deklaroi Pajk.

Ajo mori dy doza pentobarbital, një medikament që përdoret gjatë ekzekutimeve me vdekje, pas së cilës u dërgua në spital në gjendje kritike.

Pajk rrëfeu se në dhomën e ekzekutimit hyri e bindur se do të vdiste dhe u përpoq të pranonte atë që e priste. Në vend të kësaj, disa ditë më vonë u zgjua në spital, pa e ditur ku ndodhej dhe çfarë kishte ndodhur.

„Para ekzekutimit nuk e imagjinoja jetën pas 30 shtatorit, sepse besoja se nuk do të kishte“, tha ajo.

Veçanërisht e vështirë i duket pasiguria rreth së ardhmes së saj dhe pasojat e dështimit të ekzekutimit. Ajo falënderoi personelin mjekësor që i shpëtoi jetën, avokatët dhe të gjithë ata që i dhanë mbështetje.

Në deklaratë u përmend edhe familja e viktimës, duke thënë se mendon për vuajtjet e tyre pas vrasjes së Slemer.

„Nuk e di pse mbijetova. Nuk e di çfarë vjen më pas, edhe pse përpiqem të rikuperoj ditë pas dite“, përfundoi Pajk.

Pajk është dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Slemer, e kryer në janar 1995 në Tenesi. Të dyja morën pjesë në të njëjtën program për aftësim profesional.

Sipas dëshmive të paraqitura në gjyq, Pajk, i dashuri i saj atëherë dhe një djalë tjetër e tërhoqën Slemer në pyll, ku ajo u rrah brutalisht dhe u vra. Në trupin e saj u gjetën plagë të shumta, ndërsa një pjesë e kafkës u hoq dhe u mbajt si trofe.

Në kohën e krimit Pajk ishte 18 vjeçe, dhe me dënimin me vdekje u bë gruaja më e re e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme