„Eko – ndërgjegjja“: Ministri i Mjedisit të marrë masa urgjente për zgjidhjen e problemit me Jugokromin

Ministri i Mjedisit të marrë masa urgjente për zgjidhjen e problemit me Jugokromin, kërkon Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin „Eko – ndërgjegjja“.
„Pas aktualizimit të rrezikut nga deponia toksike me krom 6-valent në Jegunovc që ndot burimin e ujit Rashçë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi të marrë masa për parandalimin e ndotjes. Aktualisht ekziston një donator që mund të financojë përmes një granti hapin e parë – sanimin e stacionit të pastrimit dhe aktivitetet përgatitore për pastrimin e deponisë me krom 6-valent. Por, për të hapur mundësinë për financim, Ministri duhet të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm“, thonë nga aty.
„Eko – ndërgjegjja“ kërkon nga Ministri i Mjedisit që urgjentisht të dorëzojë dokumentet e nevojshme për të mos humbur mundësinë e financimit të këtij projekti dhe thonë se ky është hapi i parë drejt zgjidhjes së qëndrueshme të problemit.
„Nëse afati nuk respektohet, nuk do të ketë ndihmë financiare, dhe kështu rreziku i ndotjes së mëtejshme mbetet“, thonë nga Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin „Eko – ndërgjegjja“.



