E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Është e vështirë të jetosh me depresion“ – pacientët e Klinikës së Psikiatrisë me mesazhe për publikun

10.10.2026, 10:43

Do të doja që shoqëria dhe të afërmit të kuptonin se…

„Problemet me shëndetin mendor janë po aq të rëndësishme sa edhe të gjitha problemet e tjera shëndetësore“.

„Është e vështirë të jetosh me depresion“.

„Sa herë që jam i qëndrueshëm, ose dukem i qëndrueshëm, brenda nuk ka asgjë të ndryshuar“.

„Kam një sëmundje“.

Një gjë që do të doja të ndryshonte është…

„Të jem e shëndetshme dhe normale“.

„Të më kuptojnë të tjerët“.

„Të pranohen sëmundjet mendore“.

Këto janë vetëm disa nga dëshmitë e pacientëve të Klinikës Universitare të Psikiatrisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, 10 tetor, që këtë vit shënohet me moton „Përvoja personale: zëra të vërtetë, ndryshime të vërteta“.

„I kërkuam pacientëve tanë që përmes mesazheve anonime të përshkruajnë ndjenjat e tyre, luftën dhe dëshirat e tyre, me qëllim që zëri i tyre të arrijë tek publiku, të nxisë më shumë mirëkuptim dhe të tregojë se pas çdo diagnoze qëndron një njeri me histori, nevoja dhe shpresa të tijat“, thonë nga klinika.

Kampanja, e cila Klinika Universitare e Psikiatrisë do ta vazhdojë edhe në periudhën në vijim, ka për qëllim të theksojë nevojën e njerëzve që jetojnë ose kanë jetuar me vështirësi mendore që të mos jenë vetëm të dëgjuar, por përvojat e tyre të njihen si një formë e rëndësishme e dijes dhe përvojës. Në kohën kur depresioni, ankthi dhe vështirësitë e tjera mendore janë në rritje, ne mendojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të thyhet stigma dhe të dërgohet mesazhi se kërkimi i ndihmës nuk është dobësi.

Prof. dr. Slavica Arsova, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Psikiatrisë, thotë se shumë shpesh vetë pacientët që kanë nevojë për ndihmë psikiatrike dhe psikologjike mund të ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe të tjerët.

„Në këtë mënyrë dërgohet mesazhi se nuk je vetëm dhe nuk je i vetëm. Shpesh njerëzit që vuajnë nga ndonjë dhimbje, pavarësisht nëse është fizike apo psikologjike, ndjenja e parë që kanë është frika dhe pyetja nëse kjo po më ndodh vetëm mua, nëse jam i vetmi në botë që kam këto vështirësi? Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme të dëgjohet dikush që ka kaluar të njëjtën gjë ose ka një rrugë jetese të ngjashme“, thotë prof. dr. Arsova.

Ajo shton se qëllimi i tyre si profesionistë shëndetësorë është të mos stigmatizojnë njerëzit dhe t’u krijojnë ndjenjën se ata janë të ndryshëm nga të tjerët.

„Të gjithë ne jemi të ndryshëm, si në karakteristikat tona ashtu edhe në gjendjen tonë psikologjike, por kjo nuk na bën më pak të vlefshëm në krahasim me të tjerët. Çdo njeri gjatë jetës së tij mund të vijë në situatën të kërkojë ndihmë, sepse thjesht nuk mund të përballemi vetëm me të gjitha gjërat. Dhe kjo nuk është turp, përkundrazi, përfaqëson madhështinë dhe pjekurinë“, thotë prof. dr. Arsova.

Prandaj, në këtë ditë ata dërgojnë mesazhin se duhet të dëgjohet zëri i atyre pa zë, sepse ata janë persona që meritojnë respekt, mirëkuptim dhe mbështetje. Çdo njeri meriton të dëgjohet, të shihet, të kuptohet, të vlerësohet dhe të respektohet dhe të marrë ndihmën e duhur kur i nevojitet.

Lajme të ngjashme