Ministria e Drejtësisë për arratisjen e Iva Mihajllovës: Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk duhet të jenë bazë për trajtim privilegjuar

Ministria e Drejtësisë shpreh shqetësim lidhur me rastin e Iva Mihajllovës dhe pritjen e saj në nivel të lartë në Sofje, ndërsa është në fuqi ndalim gjyqësor.
"Sundimi i ligjit nënkupton barazi para ligjit, respektim të vendimeve gjyqësore dhe zbatim të qëndrueshëm të procedurave ligjore. Përkatësia kombëtare dhe shtetësia nuk duhet të jenë bazë për trajtim privilegjuar ose zbatim të ndryshëm të ligjit.
Si vende fqinje të përkushtuara ndaj perspektivës evropiane, kemi detyrë që marrëdhëniet t’i ndërtojmë mbi besim të ndërsjellë, respekt dhe bashkëpunim efektiv ligjor. Kjo nënkupton edhe respektim të qëndrueshëm të detyrimeve ligjore dhe pavarësinë e procedurave gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë thekson rëndësinë e dialogut institucional dhe bashkëpunimit, me qëllim që të gjitha çështjet e hapura të zgjidhen mbi bazën e fakteve, ligjeve dhe mekanizmave ndërkombëtarë ligjorë.
Vlerat evropiane nuk janë vetëm një deklaratë, por një detyrim. Drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtim dhe pa selektivitet", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.



