E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Një vajzë nga Dibra pretendonte se i vodhën bizhuteritë me vlerë mijëra euro, tani përballet me padi penale

13.10.2026, 13:25

Një vajzë njëzet e katër vjeçare nga Dibra ka marrë një padi penale pasi, sipas policisë, ka raportuar në mënyrë të rreme vjedhjen e bizhuterive prej ari dhe sendeve të tjera me vlerë rreth 3.000 euro nga shtëpia e saj.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, më 15 shtator të këtij viti, E.K. (24) ka raportuar në policinë e Dibrës se një person i panjohur kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe kishte marrë bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Pas masave të ndërmarra dhe konsultimit me prokurorin publik, punonjësit e policisë kanë konstatuar se vjedhja e raportuar ishte e rreme.

Stacioni Policor i Dibrës ka ngritur padi penale kundër vajzës 24-vjeçare për dyshimin për kryerjen e veprës penale "raportim i rremë i një vepre penale", në përputhje me nenin 366 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme