E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Meloni: Bashkimi Evropian vepron në mënyrë të paqartë në negociatat për Ukrainën

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi mungesën e koordinimit të Bashkimit Evropian në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë dhe kërkoi nga liderët e vendeve anëtare të vendosin se kush do ta përfaqësojë Unionin në tryezën e bisedimeve, thuhet në letrën e saj drejtuar presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, të cilën e ka parë agjencia AFP.

Meloni paralajmëroi se mbajtja e shumë takimeve në formate të ndryshme, pa një marrëveshje të qartë për rolin e BE-së, lë përshtypjen e mungesës së seriozitetit dhe dëmton besueshmërinë e përpjekjeve diplomatike evropiane.

Si shembuj, ajo përmendi bisedimet e fundit në Majami dhe Oslo, si dhe takimet në Bruksel, ku morën pjesë përfaqësues të Ukrainës, SHBA-së, vendeve evropiane, NATO-s dhe BE-së.

Sipas saj, ky qasje i shkon në favor atyre që duan vazhdimin e luftës. Prandaj ajo kërkoi që liderët evropianë në takimin në Dublin këtë muaj të diskutojnë se kush do ta përfaqësojë Unionin dhe me çfarë autorizimesh, ndërsa vendimi përfundimtar të merret në samitin e dhjetorit.

Meloni theksoi se nuk kërkon një rol të veçantë as për veten e saj dhe as për Italinë.

Costa mbështeti nevojën për një qasje të unifikuar dhe të koordinuar të BE-së dhe njoftoi se çështja do të vihet në rendin e ditës në takimin e ardhshëm të liderëve evropianë.

Sipas AFP-së, vendet evropiane përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në përpjekjet diplomatike amerikane për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Lajme të ngjashme