E diel, 1 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Zelenski: Negociata trilaterale mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë të mundshme nga 6 deri më 10 nëntor

Negociatat trilaterale në nivel teknik mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë mund të mbahen nga 6 deri më 10 nëntor në Abu Dabi, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, duke theksuar se data dhe vendi përfundimtar i takimit ende nuk janë përcaktuar.

"Takimi duhet të mbahet në Abu Dabi, por, siç e dini, ka shumë çështje dhe sfida të ndjeshme në Lindjen e Mesme. Nuk e di nëse kjo do të jetë data e saktë dhe nëse takimi do të mbahet në Abu Dabi, por ne do ta mbështesim", tha Zelenski në një intervistë për gazetar amerikan Tony Perkins, transmeton agjencia ukrainase Ukrinform.

Zelenski theksoi se Ukraina mbështet propozimin e SHBA-së për mbajtjen e negociatave trilaterale në nivel teknik.

"Së pari, është mirë që do të kemi mundësinë të përfshijmë rusët në negociata. Jemi mirënjohës ndaj palës amerikane për ndërmjetësimin gjatë takimit tonë në Oslo. Pikërisht SHBA-ja propozoi që takimi të mbahet në nëntor", tha presidenti ukrainas.

Ukraina pret që Uashingtoni të caktojë datën e negociatave tripalëshe. Zelenski më parë shprehu shpresën se takimi mund të mbahet para 10 nëntorit, njoftoi Ukrinform.

Lajme të ngjashme