Rreth 30 tifozë të “Family” sulmuan 50 tifozë të “Rabotniçki”, i rrezikshëm i lënduar një 16-vjeçar

Një 18-vjeçar nga Shkupi u arrestua për shkak të pjesëmarrjes në sherrin masiv që ndodhi para qendrës sportive “Jane Sandanski” në Shkup, gjatë ndeshjes së basketbollit midis ekipeve KK “Shkupi 2023” dhe KK “Rabotniçki”.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, incidenti ndodhi më 31 tetor, dhe M.M. (18) u arrestua në orën 23:00.
Sipas raportit, i dyshuari, si anëtar i grupit tifoz “Family Aerodrom”, ka thirrur, nxitur dhe marrë pjesë në sherr, ku një grup prej rreth 30 tifozësh të “Family” sulmuan fizikisht rreth 50 tifozë të KK “Rabotniçki”, të cilët po prisnin për të hyrë në ndeshje.
Gjatë sherrit u lëndua rëndë edhe një 16-vjeçar nga Shkupi, i cili u dërgua në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nëna Terezë”, ku iu dha ndihma mjekësore.
Nga SPB Shkup informojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm.



