E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Arrestohet një vajzë 24-vjeçare nga Resnjani: voziste me 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h

20.10.2026, 11:12

Dje në orën 14:30 në rrugën rajonale pranë fshatit Rajca, Resnjani, punonjës policie nga OVR Resen arrestuan 24-vjeçaren E.N. nga fshati Podmoçani, Resnjani.

Gjatë kontrollit të trafikut me radar, punonjësit policorë konstatuan se ajo drejtonte një automjet pasagjerësh "Audi" me targa të regjistruara në Resen me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në një vend ku me shenjë trafiku shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Resen, sipas udhëzimeve të të cilit automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet padi penale sipas nenit 297-a – "drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik".

Lajme të ngjashme