E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Shkatërruar ura e kalimit nëntokësor “Vllajko”

08.10.2026, 19:06

Qytetarë të pandërgjegjshëm kanë vandalizuar urën e kalimit nëntokësor “Vllajko”. Kalimi do të jetë i mbyllur për përdorim deri në riparimin e dëmeve.

“Gjatë ditës së sotme, jemi dëshmitarë të një akti tjetër vandal në urën e kalimit nëntokësor për këmbësorë “Vllajko” që ndodhet në lagjen Vllaje. Për shkak të dëmit material të shkaktuar dhe mundësisë së lëndimeve për qytetarët, ju njoftojmë se kalimi do të jetë i mbyllur për përdorim në mënyrë të përkohshme”, njoftoi Komuna e Karposhit.

Nga aty shtojnë se pas riparimit të dëmeve të shkaktuara, kalimi do të vihet përsëri në funksion. Për hapjen e tij të përsëritur, publiku do të njoftohet më tej.

 

Lajme të ngjashme