Gjorxhevski: Arritën 3.300 kontejnerë të rinj për Shkupin, blerja më e madhe në histori

Arriti dërgesa e parë – 3.300 kontejnerë të rinj për Shkupin, blerja më e madhe në histori, njoftoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorxhevski.
"Sot arriti dërgesa e parë nga gjithsej 3.300 kontejnerë të rinj, blerja më e madhe e kontejnerëve në historinë e Shkupit. Vendosja e tyre nëpër qytet fillon që sot. Po i zëvendësojmë kontejnerët e thyer dhe të amortizuar, po rrisim numrin e tyre dhe sigurojmë më shumë vende për hedhjen e duhur të mbeturinave. Së bashku me kamionët e rinj, të cilët javën e ardhshme do të hyjnë në punë, krijojmë kushte për mbledhje më të shpejtë dhe më efikase të mbeturinave dhe lagje më të pastra në tërë Shkupin", tha kryetari.

Shtoi se është veçanërisht e rëndësishme që për të njëjtët kontejnerë paraardhësit e tij kishin paguar 18.600 denarë, ndërsa tani janë blerë me çmim dy herë më të ulët.
Shtesë, tha Gjorxhevski, janë siguruar edhe 60 kontejnerë për selektimin e qelqit.



