E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Moti me re të ndryshueshme me shi, bubullima dhe erë të përforcuar

11.10.2026, 07:46

Në Maqedoni sot do të mbizotërojë mot me re të ndryshueshme me reshje lokale të herëpashershme shiu. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 9 deri në 15 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 17 deri në 21 gradë.

Në Shkup do të jetë mot me re të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 19 gradë.

Lajme të ngjashme