Pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar, parashikojnë meteorologët

Moti sot do të jetë me re të ndryshueshme, në mëngjes me periudha me diell. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të ketë reshje lokale të shiut herë pas here. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe më të bollshëm, shfaqje të bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 22 deri në 28 gradë.
Në Shkup, me re të ndryshueshme, pasdite do të ketë reshje të shiut herë pas here. Në disa pjesë të luginës do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, shfaqje të bubullimave dhe erë të përforcuar. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.



