E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nga nesër nën lupën e „Qytetit të Sigurt" edhe drejtuesit në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër

11.10.2026, 10:00

Sistemi për mbikëqyrje të trafikut „Qyteti i Sigurt" nga nesër, 12 tetor, do të fillojë të funksionojë edhe në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB njoftojnë se pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat do të vendosen në funksion në rrugët e rajonit të Sektorit për Punë të Brendshme Ohër.

Me aktivizimin e sistemit pritet një kontroll më i fuqishëm dhe i vazhdueshëm në trafikun rrugor, zbulim më i shpejtë i shkeljeve, disiplinë më e madhe tek drejtuesit dhe përmirësim i sigurisë në rrugë.

Nga MPB bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe.

„Qyteti i Sigurt" është në funksion që nga 1 shkurt i këtij viti, dhe në periudhën fillestare qytetarët janë informuar për shkeljet, ndërsa sistemi është testuar dhe përmirësuar.

Sipas informacioneve që ndau ministri i Punëve të Brendshme gjatë vizitës së fundit në Ohër, numri i të lënduarve në aksidentet rrugore këtë vit është ulur për 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, respektivisht ka pasur 34 viktima më pak.

Lajme të ngjashme