E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nga nesër shi, dhe nga e marta borë në malet më të larta

08.10.2026, 17:56

Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu herë pas here. Në disa vende do të ketë kushte për shfaqjen e rrufeve të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor, njofton UHMK.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 10, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 22 deri në 29 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu herë pas here. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të bollshme mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën.

Në mënyrë lokale proceset do të jenë në formën e stuhive të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe shfaqje të rrufeve.

Të martën, nën ndikimin e një vale më të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të kalojnë në reshje bore.

Lajme të ngjashme