Nikolovski – Ivanoviq: Rajonit i duhen partneritete, lidhje rajonale dhe bashkëpunim ekonomik

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Aleksandar Nikolovski në kuadër të vizitës së punës në Mal të Zi, sot në Podgoricë zhvilloi takim me Filip Ivanoviqin, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi përgjegjës për çështjet evropiane dhe të jashtme.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për përmirësimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, thellimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
U vu theksi i veçantë në integrimin evropian të vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe rëndësinë e përkushtimit të përbashkët ndaj perspektivës evropiane të rajonit.
U përfundua se rajonit i duhen partneritete, lidhje rajonale dhe bashkëpunim ekonomik. Maqedonia është e gatshme të jetë partner aktiv në krijimin e një rajoni të tillë, theksoi në takim zëvendëskryeministri Nikolovski.
Biseduesit konfirmuan rëndësinë e dialogut të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm, si bazë për forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve si dhe për përmirësimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.



