E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nikolovski nga Podgorica: Modernizimi i infrastrukturës së transportit si kusht për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim më të fortë rajonal

09.10.2026, 17:27

Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolovski sot në Podgoricë, pati takim edhe me ministrin e transportit të Malit të Zi, Radosh Zeçeviq.

Gjatë takimit u diskutua për mundësinë e përmirësimit të lidhjes së transportit midis Maqedonisë dhe Malit të Zi, qasjen më të mirë në portet dhe politika të reja zhvillimore për bashkëpunim të ndërsjellë.

Nikolovski dhe Zeçeviq diskutuan gjithashtu për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, dhe u theksua nevoja për lidhje më të mirë rajonale dhe modernizimin e infrastrukturës së transportit.

Zëvendëskryeministri theksoi se Maqedonia po punon për ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, me qëllim lidhjen më të mirë të rajonit, lehtësimin e transportit dhe sigurimin e qasjes më të mirë në portet rajonale.

Gjatë takimit u shkëmbyen edhe përvoja dhe praktika në fushën e transportit detar.

Biseduesit ranë dakord për nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për transport, tregti, investime dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Lajme të ngjashme