E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar, Mickoski pret vitin e ardhshëm një raport edhe më të fortë nga KE-ja

Kryeministri Hristijan Mickoski sot, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske në lidhje me përparimin e vendit që Brukseli e ka evidentuar në raportin e tyre dhe konfirmimin nga ana e ambasadorit Rokas, si dhe për ndryshimet kushtetuese, deklaroi:

„Vetë ambasadori dje në konferencën për shtyp tha se në thelb, krahasuar me raportin e vitit të kaluar, kemi një përparim të konsiderueshëm këtë vit. Por, po ashtu është e rëndësishme të thuhet se periudha e raportimit nuk përfshin ato reforma që tashmë janë bërë ndërkohë dhe do të bëhen deri në fund të vitit, veçanërisht kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit. Sepse periudha e raportimit përfundon më 31 gusht, ndërsa në procesin e agjendës reformuese ne kemi bërë shumë reforma që janë gjithashtu pjesë e asaj që është e rëndësishme dhe që përbën pjesë të këtyre raporteve të Bashkimit Evropian. Kështu që pres që vitin e ardhshëm të kemi një raport edhe më të fortë me ç’rast do të konfirmohen përpjekjet e kësaj Qeverie dhe ambicia për të qenë në thelb një Qeveri reformuese.

Mickoski theksoi se qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese mbetet i pandryshuar.

„Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, qëndrimi ynë si Qeveri është i qartë dhe i pandryshuar. Fatkeqësisht, për shkak të eksibicioneve dhe politikës anti-shtetërore të Qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, tani ne kemi një kusht politik, e ai janë ndryshimet kushtetuese. Edhe pse shumë herë në atë kohë paralajmëronim, ishim opozitë, paralajmëronim që të mos hyjnë në aventura të tilla, fatkeqësisht nuk na dëgjuan. Dhe tani ne ndoshta jemi shembulli i vetëm që përveç atyre reformave thelbësore që duhet të zbatohen, kemi edhe kushte politike. Por, kjo është ajo që është, ne po zhvillojmë dialogun me fqinjën tonë lindore. Shpresoj që ky dialog në fund do të japë fryte dhe do të mund të flasim për një proces që më në fund, pas 21 vjetësh që nga marrja e statusit të kandidatit dhe 26 vjetësh që nga nënshkrimi i marrëveshjes për stabilizim dhe asociim, do të mund të fillojmë me procesin e negociatave.“

Lajme të ngjashme