E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

VLEN kërkon hetim të thellë për keqtrajtim policor ndaj dy të rinjve banorë të Sarajit

10.10.2026, 11:58

VLEN shpreh shqetësim të thellë lidhur me rastin e dy të rinjve banorë të Sarajit, të cilët raportuan se janë ekspozuar ndaj keqtrajtimit policor.

"Ne ndjejmë ngushëllim të sinqertë për ta dhe familjet e tyre, ndajmë shqetësimin e tyre dhe theksojmë se çdo qytetar ka të drejtë për trajtim dinjitoz, mbrojtje dhe drejtësi.

Si një parti politike shqiptare në pushtet, VLEN që nga fillimi është angazhuar aktivisht në këtë rast dhe ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet. Qëndrimi ynë është i qartë: uniforma policore nuk duhet të jetë justifikim për dhunë, ashtu si as autorizimet që ajo sjell nuk duhet të keqpërdoren. Çdo tejkalim i autorizimeve zyrtare dhe çdo shkelje e ligjit duhet të sjellë përgjegjësi të përshtatshme.

Nëse hetimi vërteton se punonjësit policorë kanë vepruar jashtë autorizimeve të tyre ligjore, ata duhet të përgjigjen sipas dispozitave ligjore.

Ne përshëndesim faktin që mekanizmat kompetentë për kontroll të brendshëm tashmë po veprojnë në lidhje me rastin. Presim një hetim të thellë, të paanshëm dhe transparent, i cili do të zbardhë të gjitha rrethanat dhe do të japë përgjigje të qarta për veprimet e zyrtarëve të përfshirë. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që, bazuar në faktet e konstatuara dhe provat e mbledhura, të marrë të gjitha masat e nevojshme brenda kompetencave të saj.

Veçanërisht shqetësuese është fakti që opozita përpiqet t’i japë këtij rasti serioz një dimension etnik dhe ta përdorë për nxitjen e tensioneve ndër-etnike.

Sipas informacioneve që disponojmë, punonjësit policorë për të cilët ka dyshime se janë përfshirë në rast i përkasin tre komuniteteve të ndryshme etnike. Pikërisht për këtë arsye mendojmë se përgjegjësia duhet të përcaktohet vetëm mbi bazën e fakteve, provave dhe veprimeve konkrete, jo sipas përkatësisë etnike të individëve.

Të drejtat e njeriut, dinjiteti i qytetarëve dhe sundimi i ligjit nuk kanë përkatësi etnike. VLEN dënon me ashpërsi çdo formë dhune, pavarësisht se kush e kryen dhe ndaj kujt është drejtuar. Po ashtu janë të papranueshme përpjekjet për të keqpërdorur një situatë kaq të ndjeshme për përhapjen e urrejtjes, ndarjeve dhe mosbesimit mes qytetarëve.

Dy të rinjtë dhe familjet e tyre meritojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Për VLEN, ky rast nuk duhet të kthehet në objekt për llogari ditore politike, por duhet të trajtohet si një çështje serioze që kërkon përgjegjësi institucionale, respekt të rreptë të ligjeve dhe mbrojtje të besimit në sistemin ligjor.

Hetimi duhet të kryhet deri në fund. E vërteta duhet të dalë plotësisht në dritë, dhe nëse konstatohen shkelje ligjore, përgjegjësit duhet të mbajnë pasoja, pa përjashtime dhe pa asnjë lloj dallimi", thonë nga VLEN.

Lajme të ngjashme