E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Gjermani do të jetë numri 1 në fund të sezonit

12.10.2026, 17:00

Tenisti gjerman Sasha Zverev ka siguruar vendin e parë në fund të sezonit.

Pas eliminimit të Carlos Alcaraz në fazën e hershme të Mastersit në Shanghai, gjermani matematikisht i ka ikur spanjollit.

Janik Siner zyrtarisht është ende i pari, por italiani do të humbasë pikë deri në fund të sezonit, pasi e përfundoi për shkak të dëmtimit.

Sasha Zverev për herë të parë u fut në Top 10 në vitin 2017, ndërsa në 2022 u bë lojtari i dytë në botë.

Ai është gjermani i dytë, pas Boris Becker në vitin 1991, që do të jetë numri 1, por është gjermani i parë që e përfundon vitin si tenisti më i mirë në botë.

Gjithashtu, Sasha është lojtari i 30-të në historinë që udhëheq karvanin e ATP-së, dhe kjo do të bëhet zyrtare më 2 nëntor.

Të kujtojmë se këtë sezon, Zverev përfitoi nga forma e dobët e Novak Gjokoviçit dhe dëmtimet e Carlos Alcaraz dhe Janik Siner, dhe fitoi dy tituj Grand Slam, Roland Garros dhe Kampionatin e Hapur të SHBA-së.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme