E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Shasivari u takua me ministrin gjeorgjian të drejtësisë në Stamboll

08.10.2026, 14:38

Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar për Drejtësi në Stamboll, ministri i drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim dypalësh me ministrin e drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia.

Fokusi i takimit ishte mundësia për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, shkëmbimi i përvojave në proceset reformuese dhe sfidat me të cilat përballen sistemet e drejtësisë.

Biseduesit diskutuan për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimin e standardeve në drejtësi dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në takim u theksua se shkëmbimi i praktikave të mira dhe dialogu i vazhdueshëm hapin mundësi për partneritete të reja dhe kontribuojnë në ndërtimin e sistemeve të drejtësisë më efikase, më transparente dhe më të besueshme.

Lajme të ngjashme